Policia e ndaloi Nikolin Gjetën pasi konstatoi se drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerët nuk kishin vendosur maskë anticovid. Por gjatë verifikimeve të mëpashme u qartësua se i riu po transportonte katër emigrantë që i kishin premtuar se do ta paguanin 200 euro për t’i transportuar nga Tirana në Kukës.