Adriana Fishta-Bejko jeton në Kanada. Prej shumë vitesh, ajo ka kontribuar për diasporën e Amerikës dhe të Kanadasë. Autore dhe studiuese shkencore në fushën e përshtatjes së trurit me gjuhët e huaja. Ajo, në asnjë moment nuk e ka neglizhuar komunitetin shqiptar. Ajo i është përkushtuar gjuhës shqipe dhe gjeneron çdo herë dëshirën për ta mësuar atë tek brezat e rinj duke i motivuar ata, ta duan gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ajo apelon që Diaspora duhet të jetë e Bashkuar, e jo vetëm për mbrëmjet muzikore.