Italia është zgjuar sot e gjitha në karantinë. Udhëtimet janë kufizuar në të gjithë vendin, mbledhjet publike janë ndaluar në të gjithë vendin pasi qeveria firmosi masat strikte të karantinës për të ndalur përhapjen e koronavirusit të ri. Masa e paprecedentë, është në fuqi deri më 3 prill dhe prek të gjithë popullatën e Italisë prej më shumë se 60 milionë banorësh.