Dyshime për eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, mbërrijnë forcat policore
16/02/2020 10:18
Mëngjesin e sotëm, adminstratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi ka njoftuar policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.