Rreth 40 fëmijë të fshatit Drithas në Korçë zhvillojnë çdo ditë mësimin e tyre në ambjentet e një dyqani ushqimor. Ata janë nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Nxënësit janë vendosur në dy dhoma të vogla, në mënyrë që ata të arsimohen dhe të mos mbeten pa shkollë.