Si sot një vit më parë, Kuvendi kishte një shënjestër të vetme: presidentin e republikës, Ilir Meta, dhe për shkarkimin e tij u ngrit një komisioni i posaçëm hetimor. Video të Metës u shfaqën në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, nëpërmjet të cilave 49 deputetët e komisionit pretendonin se i kishin faktet dhe provat e nevojshme për ta shkarkuar. Sulmet e Metës ndaj Yuri Kim, ishin ‘asi nën mëngë’ i socialistëve, pasi sipas tyre cënonin haptazi marrëdhëniet e vendit me ndërkombëtarët.