Dy vjet pas tërmetit të fuqishëm të 11 marsit 2011 dhe tsunamit shkatërrues që e pasoi, rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë për mijëra personat e shpërngulur pas fatkeqësisë së dyfishtë natyrore në Japoni. Më shumë se 18.000 të vdekur e të zhdukur ishte bilanci tragjik i katastrofës, ndërsa 300.000 vetë vazhdojnë të mbeten të pasistemuar plotesisht.