Atletika vazhdon të prodhojë element të rëndësishëm të së ardhmes dhe këtë gjë e konfirmoi edhe kampionati Ballkanit U20 që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Të paktën dy sportistët shqiptarë, Heldi Valika në kërcim së gjati dhe Redua Dauti në garën e 3000m me pengesa u shpallën kampion duke marrë medalje të artë. Kërcyesi nga Shkodra arriti të kërcejë në distancën e 7 .63m, një cm më pak se rekordi kombëtarë që mbahet ende prej presidentit të kësaj federate Gjergj Ruli. Paraqitja e atletit shkodran ka qenë befasuese dhe e një niveli të lartë konkurrues jo vetëm brenda vendit por edhe ndërkombëtare. Ndërkohë edhe në garën e 3000m me pengesa sportistja Dauti ka befasua me rezultatin e saj.