Dy mandatet në Tiranë për PS e PD/ Do i hiqet një mandat PS në Gjirokastër dhe një PD në Dibër
01/12/2020 15:17

Lëvizjet demokrafike pritet të ndryshojnë hartën elektorale të paktën në 3 qarqe në zgjedhjet e 2021. Në projektvendimin e përgatitur nga organi kryesor i administrimit te zgjedhjeve parashikohet që Tirana të ketë dy deputetë më shumë duke e çuar numrin e mandateve nga 34 ne 36, ndërkohë Gjirokastra dhe Dibra pritet te humbasin nga një mandat. Dy partitë e mëdha duket se nuk preken nga shpërndarja e re e mandateve pasi në Tiranë mandatet e shtuara ndahen ne mënyrë të barabartë një për PD dhe një për PS. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare Partia Demokratike në kryeqytet arriti të fitonte 11 deputet, me shtimin e dy mandateve të reja për qarkun e Tiranës, ku njëri sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2017 i kalon PD-së, atëherë fitues rezulton edhe Gert Bogdani i renditur i 12-ti. Socialistët në këtë qark arritën të fitonin 18 deputet dhe sipas të njëjtës përllogaritje mandatesh, PS-së në këtë zonë zgjedhore do të fitonte 19 deputet. Ndarja e re e mandateve e bën qarkun e Dibrës me 5 mandate nga 6 dhe ai që cenohet është mandati i dytë i demokratëve në këtë zonë, pra Xhemal Gjunkshi nëse i referohemi zgjedhjeve te shkuara . Konkretisht Partia Demokratike arriti të fitonte në zgjedhjet e 2017 dy mandate parlamentare me një total prej 21.331 votash. Por, me rishpërndarjen e deputetëve, rezulton se deputetin e dytë në këtë zonë demokratët nuk do ta arrinin ta fitojnë dot pasi do t’ju nevojitej një numër më i madh votash. Në Gjirokastër panorama e ndryshimeve të mandateve prek socialistët. Në zgjedhjet e 2017-tës Partia Socialiste mori tre mandate parlamentare, përkatësisht Bledar Cuci, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi. Ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati i deputetit duke u zgjedhur në krye të Bashkisë Gjirokastër dhe në Kuvend u fut Artemis Malo. Por, ky mandat i tretë është ai që i bie socialistëve. Konkretisht PS mori 27.222 vota dhe ndarja e re duke ulur numrin e mandateve për këtë zonë zgjedhore rrit më shumë pragun natyral për fitimin e mandatit të tretë.

Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
DIGITALB DIGITALB