Policia e Durrësit zhvilloi një kontrolli masiv i territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë përdorën dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore, ndërkohë që u ngazhuan edhe 80 forca policie në aksion. Nga kontrollet me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj. Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.