Durrës, fermerët në vështirësi. Nuk ka treg dhe kushte për bujqësi
10/04/2018 12:21
Toka është i vetmi burim të ardhurash për Xhelal Hysën dhe bashkëshorten e tij, Xhemilen, në fshatin Shënavlash të Durrësit. Por, ky sezon nuk duket i mbarë për ta, ndërsa janë futur edhe në borxh.