“Kur shkoj në vendngjarje, shoh vetëm familjarët e mi, nënën time, Shoh nusen time, shoh kunatën time, shoh të gjithë që ulërinin, çfarë të them unë... Aty ishte bërë një gjë ......, do më falësh po nuk e shpjegoj dot me detaje, se si ka ndodhur edhe çfarë ka ndodhur......” Ky është Erjon Alibej, sot i penduar i drejtësisë, dikur një prej njerëzve kyç në luftën e egër mes bandave të Elbasanit...Ai, po rrëfen atentatin ndaj të vëllait Endritit, xhaxhait dhe mikut të tyre turk... “Në atentatin e trefishtë ku është vrarë një shtetas turk, Erdal Dyranaj, Arben Dylgjeri, xhaxhi i Endrit Alibej dhe vetë Endrit Alibej, kjo ngjarje, është sagë e ngjarjeve të tjera që kanë vazhduar” “Masakra e Bradasheshit”, nuk ishte një atentat i zakonshëm. Ishte krimi që i vuri zjarrin Elbasanit dhe çeli një varr masiv... Një sagë përgjakjeje që ndezi luftën mes klaneve në trekëndëshin Elbasan–Peqin–Durrës...