Koha nuk ishte një ilaç i mirë për të harruar atë që ndodhi disa muaj më parë në veri të Kosovës. Teksa u vendos sërish përballë, Aleksandër Vuçit, Albin Kurti nuk ishte gati për një marrëveshje. Pavarësisht pritshmërive të Josep Borrellit, palët dolën pa dakordësi nga takimi i rradhës mes tyre. Shefi i diplomacisë së BE-së, Borell kërkoi që palët të hynin në takim me seriozitetin e duhur, duke sinjalizuar kështu një lodhje të BE-së nga zvarritjet në implementimine marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë