“Duam pensionet”/ Nisma për t’i kërkuar kryeministrave Rama dhe Conte nënshkrimin e marrëveshjes
09/12/2020 15:31

Emigrantët shqiptarë në Itali i kërkojnë kreu të qeverisë shqiptarë të nënshkruaj marrëveshjen për njohjen e kontributeve. Janë mbi 502 mijë emigrantë shqiptarë nga të cilët 260 mijë janë të siguruar. Pavarësisht kësaj nëse ata nuk kanë mbushur plot 20 vite punë në Itali, nuk përfitojnë dot pension. Për këtë arsye emigrantët shqiptarë në Itali kërkojnë bashkimin e viteve të punës të Italisë dhe Shqipërisë. “Çfarë do të thotë kjo marrëveshje? Që të bashkohen vitet e punës për emigrantin që ka kryer në Shqipëri, po ashtu edhe me vitet e punës që ka kryer në Itali. Kemi raste të shumta që kanë punuar në Shqipëri rreth 20 vite, dhe në Itali kanë punuar 22 vite. Sot janë me 42 vite punë në kurriz dhe nuk merr pension nga asnjëri shtet. Pse? Sepse ai është 62 vjec sot me këto vite akoma nuk ka arritur moshën e pensionit, po ashtu edhe në Itali pasi atje del 67 vjev në pension. ” Në shumë raste emigrantët shqiptarë i kanë kaluar vitet e punës, por është mosha e pensionit ajo që i pezullon. Nga ana tjetër ata ndjehem të pafuqishëm dhe të padëshirueshëm nga sektori privat dhe shtetërorë për tu punësuar. “Po të ishte kjo marrëveshje do të bënte të mundur që ai të përfitonte nga kuota cento, kuota 100. Çfarë do të thotë kjo? Me 38 vite punë në total në jetën e tij ai mund të dalë në pension në moshën 62 vjec. Dhe kuota cento është e vlefshme deri në vitin 2021.” Marrëveshjen e kontributeve Shqipëria e ka lidhur me 14 shtete, ndërkohë që po diskriminohen vendet ku ka më shumë shqiptarë. “Po Shqipëria ka këtë marrëveshje me 14 shtete të ndryshe, por jo me tre shtet kryesore aty ku ka më shumë emigrantë. Si, Italia, Greqia, Anglia. Ata kanë emigruar rreth moshës 30 vjec dhe sot janë 60-70 vjeç dhe nuk marrin një pension, plus që nuk kanë më fuqi të punojnë.”

Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05
Top News- Flakët “përpijnë” banesat, emergjencat bëjnë bilancet dhe thanë se janë në gatishmëri
06/07 13:04
Top Channel/ Verë dhe Portokalle… “Portokalli” ndez atmosferën në Vlorë, spektakël në Lungomare
06/07 12:28
Top Channel/ Siguria në plazhe, pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë
06/07 12:18
Top Channel/ Vapa shtoi problemet mendore, mjekët thonë se i nxehti rrit zemërimin
06/07 12:15
Top Channel/ Korriku, si gushti! Shkodër, arrihet numër rekord i personave me probleme nga i nxehti
06/07 12:12
Top Channel/ 70 vizita në ditë, në Vlorë kërkohet ndihmë nga mjekët edhe për problemet me helmimet
06/07 12:11
Top News- Kokainë, kanabis e armë në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
06/07 12:10
Top Channel/ Urgjencat nga vapa, çdo ditë në QSUT paraqiten 350 persona me probleme nga të nxehtit
06/07 12:04
Top Channel/ “Katër mandate, një rekord”, profili për kryeministrin më jetëgjatë të Shqipërisë
06/07 12:03
Top Channel/ SPAK gjurmon nga TikTok, kërkim për para të pista. Ndjek stilin e jetës së të dyshuarve
06/07 12:02