Programi “ Dua të të bëj të lumtur” ka mbajtur të “gozhduar” shqiptarët për 21 javë. Sezoni i tretë erdhi çdo të shtunë, me 4 histori të reja njerëzore. Në këtë program pati raste kur u kurorëzua një dashuri, u formua një familje, pati raste kur u ngrit edhe një shtëpi. Për këtë arsye mbrëmjen e fundit të sezonit të tretë, stafi qe e realizoi, tregoi se si ka ndikuar ky program, në jetën e tyre.