Drenoc/Fshati prej guri, turistët: Këtu koha është ndalur
10/07/2019 12:41
Përtej civilizimit dhe objekteve moderne, rruga “Selmon Dukaj” të çon drejt një ambienti të vjetër historik. Rrugë të shtruara me kalldrëm, shtëpi e mure të ndërtuara prej guri, pasqyrojnë stilin tipik shqiptar të shekullit XVIII.