Dreka e krishtlindjes/ Pranë qendrave sociale festohet me grupe të vogla
25/12/2020 15:38

Dreka e Krishtlindjes u festua sot në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, në të cilat u shërbye për grupe të vogla nga 10 persona. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu një vakt të ngrohtë për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, ku u shpreh se në këto ditë festash askush nuk duhet të ndihet i vetëm. “I uroj të gjithë qytetarët e Tiranës Gëzuar Festat! Kush e kishte menduar se vitin të cilin e kishim projektuar si një vit festimesh për 100 vjetorin, u kthye në një vit sfidash, pas tërmetit dhe pandemisë. Por, ambicja jonë për Tiranën në këtë fundvit është të japim mesazhin se do ngrihemi më të fortë, më të bashkuar dhe më mirë se ç’ishim”, tha ai. Duke uruar për një vit të ri më të begatë, kryebashkiaku kërkoi më shumë bashkëpunim dhe solidaritet mes njerëzve, e sidomos për ata më në nevojë. “Qendrat tona sociale do të shtrojnë këto ditë vaktet e festave, që askush të mos ndihet i vetëm. Sëmundja e shekullit është vetmia. Ilaçi i vetëm që kemi për vetminë është zemra e hapur e dikujt nga dikujt tjetër. Ndaj, thirrja për qytetarët është: nëse do blini një gjel për familjen tuaj dhe i keni mundësitë, blini dy; njërin dhurojani një familje që ka nevojë. Nëse do blini një bakllava për familjen tuaj dhe i keni mundësitë, blini dy; njërën jepjani dikujt në nevojë. Nëse do i blini dhuratë fëmijës tuaj dhe e keni mundësinë, blini dy; një dhuratë për një fëmijë në nevojë në lagjen ku banoni”, tha Veliaj. Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka nisur “Operacionin Kutia” – nismën që synon t’u vijë në ndihmë fëmijëve nga familje me kushte të vështira ekonomike. “Është një traditë që e bëjmë prej disa vitesh, ku secili fëmijë që ka mundësi, merr një kuti këpucësh, e mbush me lodra, dhe ia dërgon një fëmije tjetër. Duam që të gjithë fëmijët e Tiranës të festojnë dhe të kenë mundësi të hapin një dhuratë, pavarësisht kushteve ekonomike ku ndodhen. Nuk ka rëndësi motivi, por fakti që jemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Veliaj. Kryebashkiaku siguroi se të gjitha shërbimet do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë periudhës së festave dhe mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Top Channel/ 1500 shqiptarë në Dubai, reagon ambasadori i Shqipërisë: Nuk ka vend për panik
01/03 15:10
Top Channel/ Ambasada franceze dënon sulmin, reagon edhe Rama: Sulm i verbër i disa të paguarve
01/03 15:09
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit
01/03 15:07
Top Channel/ Shkarkohet Ilir Proda, vendimi pasi nuk u garantua siguria në protestën e opozitës
01/03 15:01
Top Channel/ Rama nxjerr videon si është djegur ish-vila e Enverit: Ndjesë artistëve
01/03 14:35
Top Channel/TCH në frontin e luftës, një raketë balistike goditi një banesë në afërsi të Jerusalemit
01/03 14:29
Top News – Rama në vilën e Enverit: Artistë të traumatizuar. Gjyqtarët fajtorë, liruan zjarrvënësit
01/03 13:52
Top News – Protesta kundër resortit të Ulajt. Policia arreston banorët se përzunë policinë private
01/03 13:39
Top News – Raketat iraniane mbi Dubai. Rama dënon sulmin : Urrejtje ndaj oazit të paqes
01/03 12:41
Top Channel/ Rikthehet “Portokalli”/ Nis sonte sezoni i 45-të i spektaklit më të dashur të humorit
01/03 12:35
Top Channel/ Gjirokastër, rriten rastet e dhunës! Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 58 urdhër mbrojtjeje
01/03 12:30
Top Channel/ 1500 shqiptarë në Dubai, reagon për TCH ambasadori Kurtezi: S’ka vend për panik
01/03 12:23
Top Channel/ Zjarri në vilën e Enver Hoxhës/ Protestuesit e opozitës hodhën molotovë
01/03 12:18
Top Channel/ Rama dënon sulmet në Dubai: Sulm ndaj një kombi sovran!
01/03 12:09
Top Channel/ Rama tregon për herë të parë pse ndryshoi 6 ministra
01/03 12:08
Top News – Bllokohet mjalti në Kapshticë. Produkti pa dokumentacion sigurie ushqimore
01/03 12:01
Top News – Tre projekte për hapjen e rrugës. Librazhd-Përrenjas, ende pa datë rikthimi qarkullimi
01/03 11:46
Top News – Katër protestues të arrestuar. Policia: Dogjën vilën e Enverit dhe 32 kosha mbeturinash
01/03 11:39
Top Channel/ Prapaskenat e premierës së Portokalli, aktorët zbulojnë rolet e reja
01/03 11:36
Top News – Kush i blen apartamentet/ Rama: BERZh thotë se janë të huajt
01/03 10:41
DIGITALB DIGITALB