Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal ka shkaktuar një furtunë në mediat amerikane. McGonigal u vendos nën akuzë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Një ish-zyrtar i shërbimeve shqiptare që i ka dhënë 225 mijë dollarët kishte interesa financiarë në vendimin e qeverisë rreth këtyre kontratave. Të gjitha këto detaje kanë turbulluar jo pak ambjentin politik në Shqipëri.