Si sot një vit më parë, një kryeministër i një vendi fqinj dha dorëheqjen, pasi partia e tij në pushtet humbi në zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në një fjalim pas këtij momenti Zoran Zaev tha se po jep dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe si lider i socialdemokratëve, pas humbjes së partisë në Shkup dhe qytete të tjera të rëndësishme përballë VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e mbajtura gjatë kësaj fundjave. Sipas tij, e gjithë kjo për shkak të rezultatit të zgjedhjeve. Por nuk u ndal me kaq. Zoran Zaev dha dorëheqjen edhe si kryetar i socialdemokratëve. Dorëheqja e tij erdhi menjëherë pasi u bë e qartë se socialdemokratët nuk arritën të përmirësonin rezultatet e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kandidati për kryetar komune i socialdemokratëve humbi garën në Shkup përballë kandidates Danela Arsovska të VMRO DPMNE-së, si dhe në komuna të tjera të mëdha që janë pjesë e Shkupit. Ata u mundën edhe në disa qytete të tjera të rëndësishme si Manastir, Ohër dhe Kumanovë.