Donald Trump u zmbraps nga pohimet e mëparshme se gratë duhen ndëshkuar për abortet e paligjshme. Komentet e bëra për rrjetin kabllor MSNBC ngjallën një valë të menjëhershme kritikash, e njeriu që kryeson garën për nominimin republikan nuk vonoi të “korrigjonte” thëniet e mëparshme, duke deklaruar se ndëshkimin në fakt duhet ta marrë personi që kryen abortin.