Ambasadori amerikan në Tiranë u tregua edhe njëherë tjetër i drejpërdrejtë në qortimet dhe akuzat për sistemin e drejtësisë. Në fjalën e mbajtur në takimin me Komisionin e Posaçëm për këtë reformë, Donald Lu tha se SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga paneli i ekspertëve.