Autorë & Moderatorë: Donald & Romeo Veshaj Të ftuar: Alesia Bami, Florian Marku, Rafael & Edgar Morais Këtë të shtunë në “Më lër të flas” Alesia Bami, Florian Marku, Rafael & Edgar Morais vijnë me rrëfime paflitra duke zbuluar gjithçka si nga jeta profesionale deri tek jeta personale. Alesia Bami flet për risitë e reja të emisionit Top Arena, por edhe për gjithë eksperiencën e saj televizive prej 4 vitesh. Florian Marku emocionon me rrëfimin e tij, duke zbuluar vështirësitë që i është dashur të kalojë për të arritur këtu ku ai është sot; një kampion boksi. Aktorët binjakë portugesë Rafael & Edgar Morais rrëfejnë eksperiencën e tyre në filmin shqiptar “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” nga Gentian Koçi, kandidat për çmimet “Oscars”.