Në një komunitet të madh si ai i Shqiptarëve në Britaninë e Madhe, shqiptarët vazhdojnë të etiketohen me përfaqsues të botës së krimit të cilët udhëheqin trafikun e narkotikëve në disa vende të Botës. Së fundmi media Britanike Daily Mail i ka kushtuar një dokumentar të gjatë shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke e lidhur influencën e tyre kryesisht me shtetin e Ekuadorit. Në dokumentar tregohet se shqiptarët filluan të shkonin në Ekuador rreth dhjetë vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa vizë. Sipas investigimit të Daily Mail, drejtuesit e grupeve të trafikut me origjinë nga Shqipëria në Ekuador paraqiten si biznesmenë dhe investitorë , duke përdorur identitete të rreme.