Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hënë në Divjakë. Nga informacionet e marra deri më tani, një këmbësor i rastit, Ndrek Prendi është aksidentuar nga një motorçikletë. Pas përplasjes, personat të cilët drejtonin motorcikletën janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, Ndrek Prendi është plagosur rëndë, ku edhe është transportuar drejt spitalit të Lushnjës, për të marrë ndihmën e parë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e aksidentit.