"Divjaka në sfidë me Covid-19", është kjo udha e rradhës në ciklin "Fshatrat e Shqipërisë". Ilnisa Agolli tregon se natyra është i vetmi shpëtim dhe e vetmja kurë që rrëfen histori të mëdha në çdo kohë. Edhe pse një situatë e jashtëzakonshme, zonat më të paprekura janë ato rurale ku aktiviteti sektorit bujqësor vazhdon, rreziku është më i ulët dhe puna prodhuese për blegtorët e fermerët vijon. Natyrën dhe njeriun nuk ka pandemi që e ndal. Magjia e Lagunës së Karavastasë, kisha e "Shën Thanasit", Parku Kombëtar, plazhi i Divjakës, jeta e banorëve dhe ndjesia që merr këtu duhet shijuar patjetër.