Prej vitesh Dita e Verës është festë edhe në kryeqytet. Edhe këtu munguan organizimet për shkak të pandemisë, por grumbullimi njerëzve ishte shumë i madh në zonën e Liqenit, ku distanca nuk respektohej dhe policia nuk ia dilte dot për të këshilluar për respektimin e masave anti covid.