Zjarret me rastin e ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës. Si çdo vit në 1 Mars qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës. Qindra qytetarë kanë gjallëruar çdo cep të Korçës duke festuar mes zjarreve dhe dhe duke përcjellë urime me njëri-tjetrin.