Në një hark kohor prej pak minutash me kryeministrin Rama, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Elbasan me rastin e festës së Ditës së Verës. Ai ka përshëndetur të gjithë qytetarët e pranishëm në këtë festë. Qindra qytetarë janë mbledhur në qytetin tradicional të festës ku realizohet edhe bollokumja. Njëra nga vajzat e veshur me kostumin popullor të Shqipërisë së Mesme i ka vendosur veroren Bashës, ku ka marrë edhe një copë bollokume.