Me rastin e ditës botërore të refugjatëve, artisti francez Saype, ka inauguruar projektin e tij “Përtej Mureve” në “Champ De Mars”, në Paris. Bëhet fjalë për një vepër arti 600 metra të gjatë që tregon një zinxhir njerëzor duarsh të ndërlidhura dhe është krijuar me bojë të biodegradueshme.