Prej kohësh ka një shqetësim lidhur me gjendjen teknike të digave në vend. Ky shqetësim bëhet evident sa herë ka rritje të prurjeve ujore dhe shirave por së fundmi në një dokument zyrtar qeveria pranon se një pjesë e mirë e digave në vend përfshirë ato që janë të lidhura me bujqësinë përbëjnë kërcënim serioz dhe duan ndërhyrje urgjente. Një vlerësim i bërë për gjendjen teknike të 626 digave rezultoi në përfundimin se 410 prej tyre shfaqin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente.