Në episodin e rradhës të “Diaspora” është rrëfimi i një ish-mësues i cili që emigroi në Britani, dhe prej vitesh punon si mësues i gjuhës Shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë në Angli. Misioni I tij prej afro 2 dekadash është ruajtja e gjuhës shqipe dhe çështja kombëtare, si dhe trashëgimi i kulturës dhe traditave dhe shqiptare ndër breza. Kontributi i Lutfi Vatës dhe i disa shoqatave shqiptare në Britani krahas shkollave shqipe është edhe në çështjen e Kosovës. Ai bashkë me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në Angli kanë realizuar dhe unifikimin e disa shoqatave shqiptare dhe çdo vit realizojnë takime, aktivitete me shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe.