Një tjetër anije është përmbytur sot në gjirin e Orikut të Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe është zhytur në det si një dhuratë turizmit. Anija është një atraksion turistik për të pasionuarit e zhytjes, ndërsa është e treta si e tillë që nga anija e Marinës dje, sot vjen si një relike e saj në shërbim të turizmit nënujor. Kjo është anija e 3-të që mbytet në ujërat e Vlorës.