Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është tronditur nga sulmi ndaj kolegut të tyre Visar Duriqi. Gazetari i njohur investigativ është sulmuar në mesnatë para shtëpisë së tij. Tre persona të maskuar i thyen dhëmbët dhe hundën. policia nuk ka ende dijeni për autorët por ka hapur hetime. Vetë Duriqi ka thënë se ai kërcënohet për punën e tij që prej vitit 2014.