Pikërisht këtu, në KZAZ nr 42, në Kavajë mbështetësit e opozitës ashtu si kishin paralajmëruar u rikthyen në orën 8 të mbrëmjes, ku tentuan të hynin në ambientet e brendshme të KZAZ, ku ndodhen edhe materialet zgjedhore, çka solli edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe militantëve të Partisë Demokratike.