Dhuna mes adoleshentëve, jo pak herë ka përfunduar me plagosje apo vrasje. Rasti më i fundit është shënuar në gjimnazin 'Luigj Gurakuqi' në Elbasan, ku një 16-vjeçar është goditur me thikë, jashtë ambienteve të shkollës, nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri të nisur në mjediset e shkollës.