Mizor vërtet, i skajshëm madje, por të paktën i ndershëm. Kaq të lodhur janë një pjesë e rumunëve nga korrupsioni e pasiguria që ka pllakosur vendin, sa po të mbaheshin nesër zgjedhjet presidenciale me subjekt figurat historike, ata do të votonin as më shumë e as më pak vetë liderin e pamëshirshëm mesjetar, që frymëzoi personazhin mitik të vampirit më të famshëm të të gjitha kohërave: kontin Drakula.