Më 26 shtator u sulmua gazsjellësi “Nord Stream”. Kush ishte përgjegjësi? Shumë njerëz, përfshirë Ministrin gjerman të Ekonomisë Robert Habek, nxituan të fajësojnë Rusinë. Të tjerë e drejtuan gishtin nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa miliona njerëz janë të zënë me hamendësime dhe hipoteza, miliona evropianë po luten që ky që mbërrin të jetë një dimër i butë. Sulmi duhet parë si një moment kyç. Siç paralajmëroi kohët e fundit makroekonomisti Filip Pilkington “sabotazhi ndaj “Nord Stream”, mund të jetë një ngjarje që mund të shenjojë historinë botërore, të cilën historianët e ardhshëm do të cilësojnë si fillimin e fundit të dominimit të Perëndimit”.