Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes tjetërsimin e godinës dhe truallit të shtëpisë së ish-oficerëve në Durrës. Një nga pronarët ia shet godinën dhe një pjesë të truallit pa firmën e bashkëshortes dy ndërtuesve. Në godinën e oficerëve bëhet një pallat dhe familja pronare s’ka marrë pjesën që u takon. Zvarritjet e gjykimit kanë sjellë konflikte civile, madje edhe brenda familjes. Marrëveshja vetëm me një firmë u ligjërua në një zyrë noterie, ndërsa ligji u shkel edhe nga Hipoteka që e regjistroi pronën te dy ndërtuesit. Por, jo vetëm që morën godinën, por dy ndërtuesit morën edhe truallin e godinës së ish-oficerëve, me veprime të Hipotekës dhe në disa raste edhe me vendime gjykate.