Deklaratat kundër ambasadorëve/ Kocijancic: Krejtësisht të papranueshme
22/11/2019 20:18

“Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme”. Kështu e nis reagimin e saj zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic sa u përket disa deklaratave ndaj përfaqësuesve të VE në vendin tonë. “Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë”, thuhet më tej. Deklarata e plotë Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

Top Channel/ Rama dëshmitar për dosjen ‘Partizani’? SPAK: E vendos GJKKO!
02/04 19:55
Top Channel/ “Janë të paudhë”! Rama kritika opozitës, zbulon planin për legalizimet: Gati kriteret e reja
02/04 19:53
Top Channel/ “Kapeni për zhelesh”! Plas sherri në Kuvend, tension dhe fyerje mes deputetëve
02/04 19:44
Top Channel/ Peleshi ironizon Topallin: S’ma merrte mendja që…
02/04 15:30
Top Channel/ “I hidhni benzinë zjarrit”, Kuashi: Kjo seancë nuk mund të vazhdojë më në…
02/04 15:22
Top Channel/ “Tallet me familjet e dëshmorëve të 2 Prillit”, Këlliçi- Ballës: Fyeu Vokshin me
02/04 15:22
Top Channel/ Interpelancë për “kullat”, Tabaku: Do shembet Pallati i Kongreseve
02/04 15:20
Top Channel/ Rama hedh poshtë zërat: Integrimi s’është ngadalësuar
02/04 15:19
Top Channel/ Berisha sulmon nga Shkodra: Dosja Balluku mbylli dyert e BE
02/04 15:14
Top Channel/ Parlamenti mbyllet me sherr, Flamur Noka bllokoi foltoren, Balla kërkoi…
02/04 15:13
Top Channel/ “A keni motra e gra”, Vokshi kërkon përjashtimin e Ballës
02/04 15:11
Top Channel/ “Fëmijët e mijë mos mi përënd në këtë sallë”, Vokshi debaton me Muzhaqi
02/04 15:11
Top Channel/ Alarmi amerikan “ndez” Kuvendin, deputetët përplaset për sigurinë në vend
02/04 15:10
Top Channel/ Opozita kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Nuk e marr unë vendimin
02/04 15:05
Top Channel/ “Tentuan t’i merrnin kartën”, Muzhaqi: Kjo është e turpshme
02/04 15:02
Top Channel/ “Ky vjen vetëm për të prishur seancën”, Balliu në seancë: Ju e keni për…
02/04 14:59
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top Channel/ “Nxirre përjashta”, Balla merr fjalën, opozita proteston në sallën e Kuvendit
02/04 14:53
Top Channel/ Strazimiri-Peleshit: Nëse ti nuk respekton listën, këtu do ketë vetëm sherr
02/04 14:52
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Peleshi përplaset me opozitën: S’jemi në kafene këtu
02/04 14:51