Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve ose prokurorëve, ose siç njihet ndryshe, procesi i vettingut, përbën një nga masat më të rëndësishme reformuese të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit në përmbushje të misionit të tij, e ka monitoruar këtë proces në tre vitet e para të zbatimit të tij, duke filluar që nga ngritja e institucioneve të vettingut, mbarëvajtja e seancave dëgjimore publike të zhvilluara me subjektet kryesisht prioritarë të këtij procesi si dhe ka studiuar disa prej vendimeve të këtyre institucioneve, të publikuara në faqet e tyre zyrtare.