Që prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore. Reshjet intensive janë ne Ersekë dhe në fshatin e Dardhës, ndërsa për shkak të ngricave, në Kapshticë nuk lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të lartë. Për më tepër ndiqni lidhjen direkte me gazetaren e Top Channel-it, Dhorjela Cule, e cila ndodhej në Kapshticë, gjatë edicionit informativ të orës 12.