Debati për sistemin zgjedhor/ Të vegjlit duan ndryshim. Të mëdhenjtë, pak pretendime
07/01/2020 19:53

Viti politik rinisi aty ku u mbyll, tek reforma zgjedhore. Para se 2019 të jepte lamtumirën, deputetët e opozitës së re nxituan të zyrtarizonin kërkesën e tyre për një sistem proporcional të pastër me lista te hapura. Të vegjlit ishin sërish ata të cilët rihapën të parët debatin për ndryshimin e sistemit. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni dolën krah nismës Thurje, e cila ka mbledhur 50 mijë firma që pushteti i votës ti kalojë qytetarit dhe jo kryetarit. “Ti japim fund pushteti te kreve te partive bajrakatar. Nuk ka lidhje me krijim partie mbështetja e nismës”, shprehen ata. Edhe krerët e partive të vogla në të dyja kampet janë të interesuar për ndryshimin e sistemit. Aleatët historik të demokratëve kërkojnë proporcional kombëtar me lista të hapura. Të njëjtën kërkesë kanë edhe aleatët të socialistëve, por prekja e sistemit nuk është në planet e afërta të “të mëdhenjve”, të cilët duket se janë komod me sistemin aktual, proporcional rajonal. “Ne mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka konsensus të gjerë mund të kemi edhe ne propozimet tona. Mund të hiqet pjesa e koalicioneve, por ne ja kemi lënë këtë të drejtë, partive opozitare qoftë atyre që janë në Parlament qoftë atyre që janë jashtë Parlamentit”, ka thënë Damian Gjiknuri. “Ne kemi qenë për proporcional, me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara”, thotë Monika Kryemadhi. “Nuk kemi kompleks sa i përket ndryshimit të sistemit , por për ne e rëndësishme është që të mos deformohet vota dhe që qytetarët të votojnë të lire”, shprehet Gazmend Bardhi. Miratimi i reformës zgjedhore me te gjitha palët politike është një prej kushteve te Bundestagut për hapjen e negociatave, por reforma zgjedhore e nisur dy vite më parë, deri më sot ka prodhuar disa drafte, por asnjëherë atë që kërkohet, konsensus për miratimin e saj.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16