Pavarësisht debatit institucional dhe politik që ka përfshirë ditët e fundit vendin, Marsida Xhaferllari është betuar mbrëmjen e sotme në Presidencë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” Pak më parë u betua edhe anëtarja tjetër, Elsa Toska, ndërsa Besnik Muçi është betuar disa javë më parë. Pritet që në Presidencë të betohet edhe Fiona Papajorgji.