Ka vendosur të testojë një sërë emrash të rinj De Biasi në ndeshjen e mbërmjes së sotme përball Kamerunit. Grumbullimi i kuqezinjve ka filluar që ditën e hënë në Gjenevë ku edhe do të luhet kjo ndeshje. Të gjithë lojtarët që trajneri ka grumbulluar duket të jenë në gjendje të mirë, përfshië edhe Lorik Canën, i cili pavarësisht një shqetësimi në kavilje mendohet të jetë në formacion mbërmjen e sotme.