Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat shkurtimisht pas mbledhjes së Këshllit për Integrimin. I pyetur për datën 9 maj të vitit të ardhshëm si datë e mundshme për zgjedhjet ai tha: “Mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin sepse metodologjia e re mund të sjellë edhe kthim pas të procesit. Dhe në këtë drejtim unë dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të këshillit politik, jo si marrëveshje që i zgjidh të gjitha por si hap për të ecur para.