Danimarka është renditur si një nga vendet më pak feministe në botën perëndimore pas një sondazhi botëror prej 23 shtetesh. Edhe pse është një nga vendet më të zhvilluara, rezultoi se vetëm 1 në 6 danezë besonte se ishte feminist. Studimi i më shumë se 25.000 njerëzve, i cili u zhvillua nga Projekti i Globalizmit të YouGov-Cambridge në bashkëpunim me "The Guardian", gjithashtu tregoi se një e treta e danezëve nuk besonin se postet më të rëndësishme ishin për femrat.