Premtime për pensione, pasaporta greke e benefite të tjera, synojnë të arrijnë qëllimin që sa më shumë banorë të fshatrave Himarë, Dhërmi, Qeparo të deklarohen qoftë vetëm për një moment me kombësi greke. Pikërisht në momentin kur të pyeten nga intervistuesit e censit. A do të arrijnë dot grupet e punës së asosacionit të minoritetit të çojnë në 20% shifrën e banorëve që deklarojnë shtetësi greke në ato fshatra që synohet ti shtohen listës së minoritetit? Cilët do të jenë kontestuesit e këtij procesi, asosacioni minoritar apo pjesa tjetër?