Covid shtoi vetëvrasjet në gjithë botën/ Raste të shumta në Itali e Turqi, fenomeni prek edhe mjekët
11/11/2020 15:40

Pandemia e Covid-it rëndom në gjithë botën po shoqërohet me fenomenin e vetëvrasjeve. Mediat italianë publikojnë se që nga muaji mars në gjithë vendin janë regjistruar 71 raste kur të prekur nga Covid-i i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Fenomeni ka prekur edhe mjekët të cilët dinë se si të sillen me sëmundje, por mjeku i klubit francez të futbollit Reims, i dha fund jetës në prill pasi u zbulua se ishte infektuar. Në një studim të publikuar në Gazetën Britanike të Psikiatrisë tregohet se mendimet vetëvrasëse u rritën te të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës mars-maj. Studimi zbuloi se përqindja e të anketuarve që raportuan se të paktën një ditë në javën e kaluar ata kishin dashur t’i jepnin fund jetës së tyre u rrit nga 8.2% në 9.2% dhe më pas në 9.8%, në tre valët e studimit. Faktet në Britani treguan se fenomeni është shtuar kur u raportua se një infermiere e re vrau veten gjatë turnit të saj në një spital britanik. Pak ditë më vonë edhe një pacient 37-vjeçar britanik i shtruar prej 5 ditëve në spital, vrau veten. 3 mjekë rus janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritarja e spitalit pasi rezultuan pozitiv me COVID-19, si pasojë e stresit emocional dhe frikës nga pasojat e infektimit. Numri i vetëvrasjeve në Japoni është rritur në Tetor për muajin e katërt rresht. Ky është numri më i lartë i 5 viteve të fundit. Nga të dhënat paraprake numri i vetëvrasjeve në tetor ishte 2153 ose 300 më shumë se muaji paraardhës. Ndër shkaqet kryesore mendohet të jenë pasojat e krijuara nga pandemia e COVID-19. Masat e marra nga qeveria turke në pengimin e përhapjes së pandemisë kanë dhënë efekte negative ne ekonomi. Pothuajse 100 muzikantë kanë kryer vetëvrasje që nga filllimi i pandemisë në Turqi. Ndërsa në Ukrainë ka patur 4 raste vetëvrasjesh ne spitale.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23