Covid më i fortë se gripi/ Epidemiologët ende nuk kanë gjetur raste të prekurish
18/01/2021 15:14

Ndonëse e gjithë vëmendja e epidemiologëve është përqendruar tek virusi Covid-19,ndërkohë kemi hyrë në javën e tretë të janarit, ku çdo vit shënohej piku i virusit të gripit. Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku deklaron se në laboratorin e këtij instituti nuk është izoluar ende asnjë rast me grip. “Themi që shyqyr të paktën na lë pak frymë për t’u marrë me Covid-in, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mos fillojë shumë shpejt. Ne nuk kemi të izoluar, që do të thotë jo që nuk qarkullon por nuk kemi një mbingarkesë të shërbimeve shëndetësore”. Virusi i gripit përhapet njëlloj si virusi i covid-19 dhe prek rrugët respiratore. Por nga ana tjetër masat mbrojtëse që po aplikohen kundër Covid, kryesisht maska, ndihmon për të mos u infektuar edhe nga virusi i gripit. “Ka edhe shumë studime që thonë dy infeksione nuk mund të mbijetojnë njëkohësisht me njëri tjetrin, ndoshta është më shumë dominant dhe si të thuash ka dominuar infeksionet e gripit. Por të gjitha këto janë aludime”. Ndërkohë kur kanë kaluar një javë që nga nisja e vaksinimit të bluzave të bardha, në të dy spitalet Covid janë vaksinuar mbi 400 mjekë dhe infermierë. Këtë javë pritet të mbërrijë sasia e prej 10 mijë e 700 dozash të vaksinës Pfizer nga 500 mijë që janë porositur.

Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
DIGITALB DIGITALB