Gratë përherë e më shumë po i drejtohen policisë jo vetëm për dhunën fizike, por edhe dhunën psikologjike. Por a ndikoi Covid-i për acarimin e marrëdhënieve në familje e për rrjedhim, shtimin e dhunës? Policia konfirmon Duke iu referuar rasteve që kanë kërkuar mbrojtje gjatë këtyre muajve, psikologia e Policisë së Tiranës flet përmes shifrave për kurbën në rritje të dhunës . “Nga data 1 mars deri 31 korrik janë 215 raste dhune në familje si vepra dhe 354 raste urdhra mbrojtjeje sipas ligjit 9669”, shprehet Besmira Mucaj, psikologe në Polici.